Bare raportohet se ka marrë oferta të shumta nga klube të ndryshme, të interesuara për lojtari, kontrata e të cilit mbaron pas një viti. Klube italiane, turke dhe gjermane janë interesuar për 25-vjeçarin, duke pasur parasysh edhe koston e ulët të kartonit të tij, që aktualisht vlerësohet 1-1,5 milionë euro. Por është bërë e ditur se ai kërkon të qëndrojë në Spanjë në një klub që i garanton mundësinë e aktivizimit titullar dhe duket se e ka gjetur.
Rajo Vajekano, skuadra në të cilën aktivizohet Ivan Balliu, sheh mesfushorin si një përforcim shumë të rëndësishëm. Klubi në fjalë është gati të paguajë për kartonin e tij shumën që kërkon Espanjol, ndaj në ditët në vijim, pritet të finalizohet transferimi i mesfushorit shqiptar në La Liga.
sfidanti.al