Aguero do 12 milionë euro në vit, por a mund t’ia japin?

Klubet që e duan sulmuesin e Mançester Sitit nuk janë të paktë, dhe flitet për Barcelonën në Spanjë, si dhe Çelsin, Lidsin madje edhe Totenhemin në Angli. Gjithsesi, lajmet për pretendimet e sulmuesit argjentinas janë të tilla që mund të “hedhin në erë” çdo interesim. “La Gazeta delo Sport” pohon se Sergio Aguero do të kërkojë 12 milionë euro në vit, diçka tepër e rëndësishme për vetë moshën e tij 32-vjeçare, por edhe për historinë e tij të kohëve të fundit me dëmtimet. Aguero nuk luajti as në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit ditën e djeshme. Përsa i përket Barcelonës, besohet se vëmendja e klubit është në lojtarë të tjerë si sulmuesit i Lionit, Memfis Depai apo Erling Haland.

Sfidanti.al