E ka pasur me vete tek Italia, ndërsa tek Roma ka qenë kapiten. Alesandro Florenci nuk është vetëm një lojtar që di të shënojë gola spektakolarë që nga mesi i fushës (siç ia bëri Barcelonës), por edhe është një alternativë e vlefshme tek Paris SG dhe tek … Interi. Antonio Konte po përpiqet ta marrë lojtarin 30-vjeçar dhe “rekomandimet” për të janë shumë të mira. Ish-mbrojtësi zikaltër Rikardo Ferri thotë se Florenci është lojtar nga ata që dëshiron Konte, pra një luftëtar. PSG duhet të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, që e ka Roma, ndërsa Interi mund të jetë gati që të japë edhe më shumë vetëm që të kënaqë Konten.
Sfidanti.al