Nuk janë pak para, plot 30 milionë euro, por futbollistët madrilenë po tregojnë se përse gjendja në skuadër është kaq e mirë dhe në harmoni. Në një sezon tepër të vështirë, Reali ka ardhur duke u forcuar e duke bindur gjithnjë e më shumë, duke kaluar nga humbjet e turpshme me ekipet e vegjël të La Ligës, në triumfet në Champions ndaj Interit, Atalantës e Liverpulit, në barazimin në fushën e Atletikos dhe në dy fitoret vendimtare ndaj Barcelonës. Këtë atmosferë të shkëlqyer e ka krijuar bashkësia mes lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve, ndryshe nga sa ishte tek Barcelona në kohën e Bartomeut, dhe ja lajmi i fundit është yjet madrilenë kanë hequr dorë nga shpërblimet nëse fitojnë Championsin. Janë pra 30 milionë euro që do të ndihmojnë financat e klubit. Një fitore për presidentin Florentino Perez.
Sfidanti.al