Agjenti i Bejl sulmon Zidan: Nuk respekton lojtarin që i ka dhënë shumë Realit

Agjenti i Garet Bejl, Barnet, i kundërpërgjigjet trajnerit të Realit të Madridit, Zinedin Zidan. Francezi e la uellsianin jashtë skuadre në ndeshjen me Bajernin për International Champions Cup dhe pas ndeshjes pranoi se dëshiron largimin e futbollistit nga Reali i Madridit.

‘Zidan është një turp, nuk tregon respekt për lojtarin që i ka dhënë shumë Realit të Madridit-tha Barnet për AFP duke iu përgjigjur edhe një pyetje për të ardhmen e Bejl-po punojmë për këtë’.

Zidan pas ndeshjes me Bajernin që Reali i Madridit e humbi 3-1 tha për Garet Bejl: ‘Nëse Bejl mund të ikë që nesër do të jetë më mirë. Nuk kam asgjë kundër tij, por unë marr vendime. Vjen një moment që gjërat duhet të ndryshojnë dhe largimi i tij është më mirë për të gjithë. Largimi është vendimi i trajnerit, por edhe lojtarit i cili e njeh situatën’

sfidanti.al