Antonio Konte i zemëruar me kryesinë e Interit!

Trajneri i ri i Interit, Antonio Konte, gjatë turneut aziatik zhvilloi një takim me krerët e klubit, midis tyre, edhe me drejtorin e madh, Bepe Marota. Shqetësimi më i madh i Kontes ka lidhje me atë se kryesia e klubit dhe pronarët kinezë të tij nuk po ia përmbushin atij kërkesat lidhur me përforcimet e reja. Konte nuk është i kënaqur që klubi interist, ashtu sikurse ka premuar, ende nuk u “ka dhënë duart” futbollistëve problematikë, Mauro Ikardi, Raxha Naingolan dhe Zhoa Mario.

Po ashtu, Konte është i irrituar se klubi do që ta paraqesë situatën, sikur është ai që po kërkon largimin e Ikardit dhe të Naingolanit, ndërkohë që ai nuk ka lidhje me largimin e tyre eventual. Ndërkohë, sikurse thuhet, Konte e ka pyetur Marotën se kur klubi do t’i blejë, ashtu sikurse ka premuar, Edin Xhekon dhe Romelu Lukakun, duke qenë se, tai për tani, ekipi nuk ka asnjë sulmues të hajrit.

Sfidanti.al