Federata Argjentinase e Futbollit eshte e burgosura e trajnerit Horhe Sampaolit. Ky i fundit ende nuk ka vendosur se çfare do te beje pas eliminimit te Argjentines nga Boterori i Brazilit. Por s ipas disa mediave si rrjetit televiziv ESPN, Sampaoli do te jape doreheqjen gjate kesaj jave pasi te jete takuar me presidentin e Federates, Klaudio Tapian.
Por ky lajm kundershtohet nga disa portale dhe versionet online te disa te perditshmeve sipas te cilave Sampaoli ka shfaqur deshiren te qendroje dhe te tentoje te fitoje Kupen e Amerikes pavaresisht se i ka lojtaret kunder.
Sipas te perditshmes argjentinase ‘Olè’ eshte e veshtire qe Sampaoli te largohet nga detyra pa arritur nje marreveshje me paleve. Federates Argjentinase, zgjidhja e kontrates se trajnerit Sampaolit do t’i kushtoje 20 milione Euro.
Sfidanti.al