‘A Bola’: Ajaks mendon për të rimarre De Ligtin

Sezoni I parë I Matejs De Ligt te Juventusi deri në këtë moment ka qenë zhgënjyes. Qendërmbrojtësi ka bërë shumë gabime dhe nuk po gjen shumë vend te kampionët e Italisë, madje në 3 ndeshjet e fundit Sarri nuk e aktivizoi fare atë duke preferuar Demiral në vend të De Ligtit. Duke parë këtë situatë, Ajaksi sipas të përditshmes portugeze ‘A Bola’ po mendon që të rimarrë futbollistin për pjesën e dytë të sezonit.

Por është e qartë që ky operacion  është I pamundur të realizohet për disa arsye. Së pari, edhe pse nuk po jeton momentin më të mirë, De Ligt është një futbollist me të tashme dhe të ardhme shumë të mirë dhe në momentin që do të fitojë besimin e humbur, trajneri do t’I japë hapësirat. Për më tepër, nuk mund të harrohet shifra që Juventus derdhi në arkat e Ajaksit për të, 85 milionë Euro.

Por në skuadrën nga Vendet e Ulëta vazhdojnë ta mbajnë në piedestal De Ligtin. Sezoni I kaluar I tij ishte spektakolar teksa në moshën 20 vjecare u bë edhe kapiten I ekipit. Kaq mirë bëri te Ajaksi, De Ligt, sa u përfshi në formacionin e dekadës në Eredivisie përkrah emrave të tillë si Kajt apo Van Bronkhorst duke formuar qendrën e mbrojtjes me Van Dajk te përfaqësuesja e vendit të tij.

Përshtatja me Serinë A rezultoi më e vështirë nhga sa shpresonte dhe për momentin nuk ka ditur të përfitojë nga mungesa e Kielinit. Megjithatë, nuk ka asnjë pikë dyshimi që De Ligt do të jetë një prej qendërmbrojtëve më të mirë në botë në të ardhmen .

Sfidanti.al