11-tshi ideal i trajnerit Karlo Ançeloti

Trajneri italian, Karlo Ançeloti, vazhdimisht, përpiqet që, me xhentilencë, t’i shmanget përgjigjes për pyetjen se cili do të mund të ishte ekipi i tij më i mirë prej 11 futbollistësh që ai ka stërvitur gjatë karrierës së tij si trajner, por, megjithatë, gazeta spanjolle, “As” arriti të zbulojë se cilët 11 futbollistë ky specialist italian i vlerëson në mënyrë të veçantë.

“Asi” arriti deri te konkluzioni i vet përsa më sipër, pas intervistës që kjo gazetë i mori, ditët e fundit, trajenrit aktual të Bajernit të Mynihut që, sidoqoftë, shprehu emocionet e veta kundrejt 11 futbollistëve që ai ka stërvitur dhe që, në fakt, do të përbënin një 11-tshe që do ta kishin frikë edhe ekipet gjigantë më të mëdhenj të futbollit të sotëm: Nojer, Kafu, Ramos, Maldini, Zidan, Pirlo, Bekam, Kaka, Ronaldo, Shevçenko dhe Ibrahimoviç.