Dikur ishin legjendat Huan Manuel Fangio, Airton Sena, Alen Prost e Mikael Shumaher, ndërsa sot njeriu që mban lart traditën quhet Ljuis Hamilton. Britaniku, kampion i botës në fuqi në Formula 1, realizoi një paraqitje brilante në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Stirisë (Shtajermark në gjermanisht), në kushtet e reshjeve të dendura të

