Numri i tyre është rritur gjithnjë e më shumë dhe kohët kur i lavdishmi Drazhen Petroviç lihej në stol tek Portlendi janë të largëta. Yjet e dikurshëm si kroat i paharruar, Divac, Kukoç, Sabonis apo Detlef Shrempf hapën rrugën për europianët dhe basketbollistët e gjithë botës në NBA, dhe sot Ndeshja e Yjeve ka plot 7 protagonistë të tillë ndër 24 lojtarë gjithsej. Jo vetëm kaq, por tek Skuadra e Perëndimit me kapiteni Lebron Xhejmsin, janë 3 të huaj në formacion. Janis Antetokumbo është afrikan me nënshtetësi greke, Nikola Jokiç është nga Serbia dhe Luka Donçiç nga Sllovenia. Tek 7-të rezervat bëjnë pjesë francezi Rudi Gober dhe lituanezi Domantas Sabonis, djali i legjendarit Arvidas. Në Skuadrën e Lindjes, me kapiten Kevin Durantin, ka më pak të huaj. Ata janë kamerunasi Xhoel Embiid që luan në formacion, dhe malazezi Nikola Vuçeviç, që do ta nisë ndeshjen nga stoli. Edhe në renditjen për çmimin e Lojtarit më të mirë të Sezonit, udhëheq kamerunasi Embiid, ndërsa në vendet e para fare janë Jokiç e Donçiç, si dhe padyshim Antetokumbo.
Sfidanti.al