Aston Martin rikthehet në F1, ja makina e botërorit 2021

Quhet AMR21 makina me të cilën Aston martin do të bëjë rikthimin e saj në Formula 1 pas 60 vitesh. Skuderia britanike zbuloi këtë makinë me të cilën do të kërkojë të mëdhatë e këtij kampionati falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me Mercedes dhe duke besuar te eksperienca e Sebastian vettel që sapo mbylli aventurën e tij me Ferrarin, ndërkohë që përkrah gjermanit do të jetë Lance Stroll.

Në ceremoninë e prezantimit të Aston Martin ndërhyri edhe një emër i madh i sportit botëror sic është quarterbacku legjendar i Tampa Bay, Tom Brady që dha mesazhin e tij nëpërmjet një videokonference. ‘Makina është e shkëlqyer, paci fat-tha Tom Brady në mesazhin e tij-janë edhe 2 pilotë të mëdhenj dhe unë ju uroj shumë sukses’.

Urime Aston Martin mori edhe nga aktori i famshëm Daniel Craig që ka interpretuar disa herë agjentin sekret 007, James Bond. ‘Paci fat miq-u shpreh Craig-mezi pres që t’ju shoh në vijën e startit të garave’

sfidanti.al