Guardiola nuk e harron ish klubin e tij: Bartomeu? Barcelona do të kthehet e fortë

Pep Guardiola nuk e harron skuadrën e Barcelonës ku ai ka qenë kapiten e trajner duke regjistruar suksese të jashtëzakonshme. Trajneri katalanas i manchester City vendosi t’i qëndrojë pranë klubit blaugrana në këtë moment shumë të vështirë teksa foli për ngjarjen e bujshme të ditëve të fundit sic ishte arrestimi i ish presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

‘Është një situatë jokomode, por shpresojë që të mbyllet mirë-tha Guardiola në lidhje me këtë arrestim të Bartomeut-ai është i pafajshëm deri në momentin që gjykata do të tregojë që është fajtor’

Pavarësisht këtij momenti, Pep Guardiola foli me shumë siguri se Barcelona do të kthehet akoma më e fortë.

‘Jam shumë i sigurt se Barcelona do të kthehet më e fortë-shtoi Guardiola-presidenti i ri duhet të udhëheqë me besim dhe të bashkojë tifozët, kjo do ta kthejë Barcelonën sërish në klubin e madh që është. Mezi pres që të bëhen zgjedhjet dhe shpresohet se presidenti i ri do të bëjë mirë’.

sfidanti.al