‘Lufta’ për yjet e futbollit, Cole: Manchester City ka avantazh ndaj Manchester United
Gjërat ndryshojnë për të gjithë me kalimin e kohës dhe Manchester United nuk bën përjashtim. Djajtë e Kuq për vite të tëra ka qenë skuadra që ka tërhequr yjet e futbollit botëror, ndërkohë që për më shumë se 20 vjet është drejtuar nga një legjendë e trajningut si Sir Alex Ferguson. Emra të tillë si George Best, Bobby Charlton, Duncan Edëards, Giggs, Solskjaer, Andy Cole, Paul Scholes, Cantona, Rooney, Van Nistelrooy, Beckham, Cristiano Ronaldo. Kanë veshur fanelën e Manchester United, por tashmë kjo I takon së kaluarës,
E sotmja flet për një tjetër skuadër që ka marrë kontrollin e qytetit, Manchester City, klubi më i pasur i Anglisë dhe sipas Andy Cole, Citizens kanë më shumë shanse për të marrë shërbimin e Erling Haaland që ka bërë për vete edhe shumë klube të tjerë evropianë
‘Manchester United nuk është më klub i preferuar për futbollistët më të mirë-tha Andy Cole-nuk është më tërheqës për yjet për shkak të mungesës së sukseseve kohët e fundit. Lojtarë të rinj të talentuar si Haaland duhet t’I tërheqësh me dicka, me mundësinë për të fituar. Edhe pse e dua United, nuk besoj se këtij klubi tani do t’i mjaftonte emri për të marrë futbollistë të tillë. Nuk është si atëherë kur firmosa unë. Për të qenë të sinqertë, atëherë e gjithë bota donte të ishte te Manchester United’.
Sfidanti.al