Khabib tregon tmerrin e Ronaldos: Do që djali i tij ta pasojë, por ka frikë se…

Të mëdhenjtë kuptohen me njëri-tjetrin. Që Cristiano Ronaldo është ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave kjo nuk mohohet dhe portugezi ka mes miqve të tij të famshëm, dikë që në disiplinën e tij sportive konsiderohet si një lloj Ronaldo. Kohët e fundit mes yllit portugez të futbollit dhe Khabib Nurmagomedov  ka lindur një miqësi. Dy personalitetet janë takuar shpesh me njëri-tjetrin si në kohët kur Ronaldo ishte pjesë e Realit të Madridit, skuadra e preferuar e Khabibit, ashtu edhe tani që luzitani është te skuadra e Juventusit. Si pasojë ndodh që dikush prej tyre flet për tjetrin

Dhe në deklaratat e fundit të Khabib të publikuara nga e përditshmja AS, zbulohet frika më e madhe e Cristiano Ronaldos dhe që ka të bëjë me djalin e madh të tij, Cristiano Junior

‘Flasim thuajse cdo ditë-tregon Nurmagomedov-kur u njohëm folëm me njëri-tjetrin për motiviemt tona, nga i nxjerrim dhe më tha se do të donte që djali I tij ta pasonte’.

Por ka një problem a do të arrijë trashëgimtari të ketë të njëjtën vendosnmëri të hekurt si i ati? Një fëmijëri krejt ndryshe mes te dyve a do të bëjë që Cristaninho të ketë dëshirë për t’u shfaqur?

. ‘Kur ishte nhjë djalë i vogël, Cristiano ëndërronte të kishte një palë këpucë. Kurse djali I tij ka gjithcka që një person mund të dëshirojë’. Dhe këtu lind frika e Cristiano Ronaldos.

‘Cristiano Ronaldo ka frikë se djali i tij nuk ka të njëjtën uri që kishte ai vetë-shtoi Nurmagomedov-të njëjtin vullnet. Kur i ke të gjitha, është e komplikuar të gjesh motivimet e duhura’. Një frikë kjo e justifikueshme që sipas Khabib është një sinjal tjetër i dëshirës së Ronaldos për të mos u kënaqur kurrë edhe kur nuk bëhet fjalë për të.

‘Më pëlqeu të degjoja të thoshte dicka të tillë-vijoi Nurmagomedov-më bëri të kuptoj se është një person që nuk kënaqet me 1,2 apo 3 tituj. Tani kërkon të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Dhe besoj se do të luajë edhe për 2 apo 3 sezone’.

Më pas do të jetë momenti t’i lërë vendin trashëgimtarit të tij që do të bëjë mirë të përgatitet sepse në shtëpi do të ketë kritikun më të pa mëshirshëm që mund të imagjinohet.

Sfidanti.al