E pabesueshme nga Infantino: FIFA po studion modifikimet e rregullit të pozicionit jashtë loje

Pozicioni jashtë loje është rregulli që ndez gjithnjë debate e diskutime edhe në kohët e sistemit VAR por që për të cilin po mendohet se do të ketë modifikime, gjë që e pohoi vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino.

‘Diskutojmë gjithnjë sesi të përmirësojmë futbollin-tha Infantino në asamblenë vjetore të IFAB-dhe si ta bëjmë më tërheqës, pa denatyralizuar shpirtin e sportit tonë. Rregulli i pozicionit jashtë loje është modifikuar 2 herë në 135 vjet, por jemi të hapur për modifikime që të rrisin spektaklin dhe numrin e golave, gjëra që t’u japin më shumë mundësi sulmuesve. Edhe Arsene Wenger e ka bërë një propozim’.

Po flitet prej një viti, që kur ish trajneri i Arsenalit shpjegoi se sipas tij pozicioni I vërtetë jashtë loje të jetë kur ka një distancë të dukshme mes sulmuesit dhe mbrojtësit të fundit. Nëse një propozim i tillë do të miratohet do të jetë një modifikim i rëndësishëm i rregullit aktual sipas të cilit një futbollist është në pozicion jashtë loje nëse cdo pjesë e trupit duke përjashtuar duart e krahun janë përtej linjës me mbrojtësin e fundit. Për këtë rregull do të flitet pas një viti

Sfidanti.al