Edhe pse Karlo Ançeloti tha se merkatoja e Realit është mbyllur, duket se mund të ketë ende disa ëvizje në orët e fundit të merkatos. Siç bëjnë me dije mediat britanike, “galaktikët” janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit që pësoi Vinicius, i cili ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave.

