Fenerbahçe planifikon tërheqjen nga kampionati

Pas kaosit pas fitores së Fenerbahçes në fushën e Trabzonsporit me hyrjen në fushë të tifozëve vendas që sulmuan lojtarët dhe gjyqtarët, me videot, në të cilat mund të shihen edhe reagimet e lojtarëve, të cilët bënë xhiron e botës me shpejtësi duke u bërë virale, një vendim epokal mund të vijë nga klubi verdheblu i cili ka njoftuar se po shqyrton tërheqjen e ekipit nga Superliga turke. Vendimi do të merret në datën 2 prill kur do të mbahet një Asamble e Përgjithshme e jashtëzakonshme e klubit nga Stambolli. Në Asamble do të diskutohet, siç thuhet në shënimin e publikuar në kanalet zyrtare, “veprimet që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga SuperLiga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit 2024 dhe ngjarjet e fundit që ndodhën në futbollin turk”.

sfidanti.al