Lajm i keq për klubin e Nottingham Forest, pasi i janë hequr katër pikë nga renditja aktuale për shkelje të rregullave financiare të Premier League. Klubi që militon në elitën e futbollit anglez tani ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, duke zbritur poshtë Lutonit në renditje dhe aktualisht gjendet në treshen e fundit me 21 pikë. Në një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit, Premier League tha se Forest ka shkelur rregullat e tyre të fitimit dhe qëndrueshmërisë.
sfidanti.al