12 të arrestuar pas dhunës në Trabzon

Turqia vijon të jetë e tronditur pas asaj që ndodhi në fundin e ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahçe, të dielën e kaluar. E teksa mysafirët po festonin fitoren e vuajtur 2-3, që i mbante në luftë për titull me Galatasaray-n, një grup i madh radikalësh nga skuadra vendase pushtuan fushën duke i sulmuar dhe futbollistët iu përgjigjën me shkelma dhe grushte. Thuajse 24 orë nga ngjarja e rëndë, Fenerbahçe ka njoftuar se do të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme më 2 prillin. “Vlerësoni veprimet që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga Superliga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e 17 marsit 2024 dhe ngjarjet e fundit në futbollin turk. “Pse po na ndodh kjo? Pse po ndodh kjo me Fenerbahçen? Çfarë bëmë që të ketë një perceptim të tillë ndaj Fenerbahçes? Sot u sulmuam zyrtarisht nga tribuna në të dytën nga fansat. Është hera e parë në jetën time që e përjetoj diçka të tillë”, deklaroi Kartal, trajneri i “Fenerit”.

12 të arrestuar, vijojnë hetimet

Ndërkohë, autoritetet turke kanë marrë masa për këtë çështje. Ministri i Brendshëm njoftoi se po kryhen disa hetime për të identifikuar përgjegjësit e ngjarjes dhe për t’i ndëshkuar. “Nuk është aspak e pranueshme që dhuna të ndodhë në fushat e futbollit”, deklaroi ai. Në të njëjtën kohë, Federata Turke e Futbollit njoftoi se do të ketë “sanksione të nevojshme penale për ata që janë përgjegjës për incidentet”. Media lokale flasin, për momentin, për 12 të arrestuar. Në të njëjtën kohë detajon se lojtarët e Fenerbahçes kanë pritur gati tri orë brenda stadiumit pas ndeshjes, para se të largoheshin. Policia duhej të siguronte më parë të gjitha daljet nga fusha e Trabzonsporit. Sapo doli jashtë, autobusi shkoi direkt në pistë (ku priste avioni për në Stamboll) për të shmangur problemet në aeroport.

 

sfidanti.al