Kur është me nerva nuk i del dot përpara as presidenti Çan dhe as drejtori Marota. Antonio Konte është nga ata profesionistë që nuk përmbahet kur i preket sedra dhe kur kërkon më shumë nga bashkëpunëtorët. i drejtpërdrejtë, ai shpërtheu hapur kundër klubit, duke i dalë në mbrojtje lojtarëve të tij pas humbjes në Dortmund.

