Partizani pritet ta nisë merkaton me largime, siç është ai i Andi Hadrojt, që duket gjithnjë pranë kalimit në Ukrainë, te klubi i Polisia Zhajtomir. Ai pritet t’i japë klubit një shifër të mjaftueshme të ardhurash sa për të hyrë në merkato dhe për të afruar lojtarë aty ku skuadra ka më së shumti nevojë.

