Leao “driblon” të ardhmen: Dua të luaj në nivele të larta

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka dhënë një intervistë të gjatë për Revistën Icon, në të cilën ka folur për aventurën e tij në Milano. Leao “dribloi” kur u pyet për të ardhmen, ndërsa tregoi këndvështrimin e tij edhe për kritikat. “E ardhmja- Kam ende shumë synime për të arritur: dua të vazhdoj të argëtohem dhe të luaj në një nivel të lartë”. Kritikat- Zakonisht nuk lexoj kritika. Megjithatë, nuk ndiej presion sepse e dua futbollin.

sfidanti.al