E meritoi atë që bëri, edhe pse goli erdhi vetëm në minutën e 10-të shtesë. Tirana konfirmoi sërish se është skuadra numër 1 i Superligës dhe e kryeqytetit me suksesin 2-1 ndaj Partizanit në “Arenën Air Albania”, ndërsa për të kuqtë, “shiu” i deritanishëm është kthyer në “breshër”. Përgjoni e Xhixha ishin autorët e golave

