Tirana kalon edhe pengesën “Teuta”, i shkëputet sërish Kukësit në krye

Ishte një ndeshje që mund të kishte shkuar në të dyja krahët, me vendasit më mirë në pjesën e parë, dhe durrsakët më lart pas pushimit, por në fund të fituar nga kryesuesit 2-1. Tirana kaloi edhe një pengesë të rëndësishme këtë sezon të Superligës, ndonëse në minutat e fundit u desh të mbahej me “shpirt ndër dhëmbë”. Në një 45-ësh të parë më të mirë të besuarit e trajnerit Orges Shehi ishin ë epërsi me golin shumë të bukur të Totres në 23’. Në fund, fituan edhe penallti, por gjyqtari Alla e ndryshoi vendimin e tij pasi u vonua 6 minuta duke parë pamjet në ekranin e VAR-it.

Në 68’, Tirana shënoi golin e dytë kundër rrjedhës së lojës, ndërsa autor ishte Taulant Seferi. Përpjekjet e ekipit të Edi Martinit sollën vetëm golin e Grudës në 84’, ndërsa e Kallakut në fund nuk e solli dot barazimin. Pas kësaj fitoreje, Tirana ka 30 pikë ndaj 27 të Kukësit. Java 14: Tirana-Teuta 2-1, Kukësi-Partizani 2-1, Egnatia-Laçi 0-2, Dinamo-Vllaznia 0-0, Skënderbeu-Kastrioti 2-1. Renditja: Tirana 30 pikë, Kukësi 27, Laçi 24, Vllaznia 24, Partizani 18, Teuta 18, Skënderbeu 14, Dinamo 14, Egnatia 11, Kastrioti 8.

Sfidanti.al