Dikur në kampionatin shqiptar ekzistonin skuadra që nuk lejoheshin të ngjiteshin në elitë, siç ishin Adriatiku i Laçit apo Erzeni i Shijakut. Sot, futbolli kuqezi ka ndryshuar kryekëput sepse kurbinasit nga “me biografi të keqe”, janë me “biografi të shkëlqyer”. Duhet të ketë arsye të forta për këtë, ndërsa thirrjet nga “Industrial, Industrial, o fitore o skandal” janë transformuar në “Laçi, ekip për titull dhe për Europë”. Ky ekip që, në vend të “ballistëve” ka në “fis” “veteranë lufte”, barazoi Kukësin e vendit të dytë me 27 pikë pas suksesit 2-0 ndaj Kastriotit.
Krutanët janë shumë më të harruar, si edhe kanë humbur trajnerin Ndreu për 12 javë pas shkelmit të dhënë javën e kaluar në Korçë. Dy herë Lushkja me golat e tij bëri që Laçi të ngjitet në 27 pikë, po aq sa Kukësi, dhe tri pikë larg Tiranës që luan në derbi. Trajneri Mirel Josa vazhdon serinë e fitoreve, ndërsa kurbinasit kanë mundur edhe dy ekipet e kreut, bardheblutë dhe veriorët. Java 15: Laçi-Kastrioti 2-0, Dinamo-Skënderbeu 0-0; Nesër, 16:45: Teuta-Egnatia, Vllaznia-Kukësi; Partizani-Tirana, 19:45. Renditja: Tirana 30 pikë, Kukësi e Laçi nga 27, Vllaznia 24, Partizani e Teuta nga 18 etj.
Sfidanti.al