Nuk ka ndërmend të drejtojë gishtin ndaj atyre që vazhdojnë të quhen “fajtorë”. Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, vazhdon të rezistojë ndaj thirrjeve për të vendosur me dorë të hekurt ndaj lojtarëve që nuk duan të vaksinohen, duke iu kundërpërgjigjur indirekt Jurgen Klopit të Liverpulit që kishte kërkuar me ngulm që të ketë vaksinim të plotë në Premier Ligë dhe në futboll. Çelsi ka 7 lojtarë që kanë dalë pozitivë me koronavirus, por Tuheli nuk dëshiron të ndryshojë. “Unë nuk dua të përfshihem në drejtimin e gishtit ndaj të tjerëve, – thotë ai, – unë nuk dua të bëj gjueti për njerëzit e pavaksinuar. Është një zgjedhje për t’u bërë. Unë e kam një opinion, por edhe lojtarët mund të kenë mendimin e tyre”.
Sfidanti.al