Milanit i shtohen muskujt përpara Udinese-s

Lajme të mira nga infermieria për Milanin, skuadër që është përballur me shumë dëmtime lojtarësh në periudhën e fundit. Ruben Loftus-Cheek ka lënë pas problemet fizike dhe është gati për sfidën e fundjavës përballë Udineses. Mesfushori anglez braktisi fushën në pjesën e parë të Milan-Lazio (30 shtator). Mungesa e tij ka ndikuar te kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Vazhdoni leximin →

Ibrahimovic pranë rikthimit te Milani

Zlatan Ibrahimovic ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Milanit dhe rikthimi i tij mund të finalizohet së shpejti. 42-vjeçari suedez luajti një rol kyç për kuqezinjtë gjatë periudhës së tij të dytë në klub, duke kaluar 3 vjet e gjysmë në skuadër pas kthimit të tij në korrik të vitit 2020. Gjatë

Vazhdoni leximin →

Zidane te United? Francezi e mohon

Zinedine Zidane u është përgjigjur zërave se ai mund të bëhet trajner i Manchester United. “Kur isha lojtar, mund të zgjidhja pothuajse çdo klub. Si trajner, nuk ka 50 klube ku mund të shkoj. Ka dy ose tre mundësi. Nëse kthehem në një klub, është për të fituar. Këtë e them me modesti. Kjo është

Vazhdoni leximin →

Topi i Artë, Shqipëria “votoi” Messin

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë, duke bërë histori. Ylli argjentinas mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin më të madh individual për një futbollist. Në këtë proces kanë votuar 100 gazetarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kosova nuk ishte pjesë e kësaj liste, ndërsa Shqipëria

Vazhdoni leximin →

Valencia kritikon ceremoninë e Topit të Artë

Valencia ka kritikuar publikisht përdorimin e imazheve të Vinicius Junior duke bërë thirrje për abuzim racor në Mestalla në maj gjatë spektaklit të Topit të Artë. Braziliani po merrte çmimin Socrates për kontributet humanitare për udhëheqjen e luftës kundër racizmit në futbollin spanjoll, si dhe kontributin në edukimin e fëmijëve në Brazilin e tij. Teksa

Vazhdoni leximin →

Stadiumi me pallatin…brenda

Kush kritikon arkitektët e stadiumit “Arena Kombëtare” në zemër të Tiranës për shkak të kullës së ngritur ngjitur me kompleksin kuqezi, ndoshta nuk ka parë këtë kryevepër të inxhinierisë austriake. Shikoni pak se si e kanë maksimalizuar hapësirën në periferi të Vienës për të harmonizuar sportin me komunitetin. Pallati i ndërtuar bashkë me shkallët dhe

Vazhdoni leximin →

Arabia Saudite “prek” Kupën e Botës 2034

Arabia Saudite pritet të jetë shteti i vetëm pretendent për të organizuar Botërorin e 2034-ës. Mëngjesin e sotëm një komunikatë e Federatës Australiane të Futbollit, ku thuhet se tërhiqet nga iniciativa për të konkuruar për organizimin e eventit më të madh futbollistik, ka qenë “lajm” i ditës për sauditët. “Kemi llogaritur të gjithë skenarët dhe

Vazhdoni leximin →