Felipe Anderson do të vazhdojë karrierën e tij në Brazil te skuadra e Palmeiras. Anësori brazilian, i cili ka shpallur lamtumirën e tij me Lazion në fund të kampionatit, ka nënshkruar për skuadrën braziliane. Njoftimi është bërë nga vetë Palmeiras në faqen e internetit duke specifikuar se “kontrata e tij do të fillojë më 1 korrik dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2027”. Felipe Anderson luajti në futbollin evropian për njëmbëdhjetë sezone dhe në fund të kampionatit do të largohet nga Lazio si lojtar i lirë për tu rikthyer në vendlindje. Lojtari kërkohej edhe nga Juventusi, por ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij te Palmeiras.
sfidanti.al