Arsenali i fiksuar me Zubimendin

Arsenali është i vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi është objektivi i tyre. Me largimin e mesfushorit italian Jorginho që pritet të ndodhë në verë, Topçinjtë po kërkojnë ta mbushin atë boshllëk me mesfushorin e talentuar spanjoll. Pavarësisht interesimit të mëparshëm nga klube si Barcelona dhe Bayern Munich, është Arsenali ai që duket se është në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e Zubimendit. Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez CaughtOffside, klubi londinez po ndërmerr hapa të vendosur drejt një marrëveshjeje të mundshme me 25-vjeçarin. Klauzola e largimit të Zubimendit nga Real Sociedad është 60 milionë euro, shumë që për Arsenalin nuk përbën ndonjë problem. Megjithatë, e ardhmja e lojtarit është ende në ajër, pasi do të jetë ai që do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij nëse do t’i bashkohet Arsenalit apo do të pres një ofertë nga Barcelona dhe Bayerni. 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare në të gjitha ndeshjet me fanellën e Real Sociedad, derisa ka edhe katër gola të shënuar dhe një asist.

sfidanti.al