Quhet Julian Nagelsman dhe sot drejton Red Bull Lajpcigun në Gjermani. Mediat britanike shkruajnë se pikërisht 32-vjeçari është piketuar nga Mançester Junajtidi si pasardhësi potencial i trajnerit Ole Gunar Solskjer. “Djajtë e kuq” janë në krizë të thellë, duke bërë nisjen më të keqe të Premier Ligës në 30 vjet, dhe duket se po kërkojnë

