‘Duhet të përgatitemi për një largim të mundshëm të Rodrigos. Vitin e kaluar kanë shfaqur interes për të, po kështu ede këtë vit. Për futbollistët cilësorë gjithnjë është treguar interes dhe këtu përfshihet edhe Rodrigo-kjo është ajo që ka deklaruar Drejtori i Komunikacionit te Valencia, Roman Bellver për Rodrigon që të shtunën luajti kundër atij që mund të jetë ekipi i tij i ri, Barcelonës
Në fakt, Barcelona prej ditësh ka nisur bisedimet për blerjen e sulmuesit të Valencias për të zëvendësuar Luis Suarez që do të qëndrojë 4 muaj jashtë fushave të lojës. megjithatë klubi katalanas ka preferuar që të qëndrojë në heshtje mediatike përsa i përket kësaj cështjeje
Po kështu edhe trajneri Albert Celades la të hapur cdo mundësi që ka të bëjë me të ardhmen e futbollistit. ‘E kuptoj shqetësimin tuaj, por nuk mund të bëj vlerësime për situata të ndryshme që mund të shfaqen-tha Celades-Nuk mund të them asgjë. Rodrigo kishte shumë dëshirë për të luajtur. nuk është hera e parë që dalin situata të tilla. Realiteti është që ai u kthye të luajë dhe ishte një gëzim i madh për ne. Të hënën do të shohim se cfarë do të ndodhë’.
sfidanti.al