Kahni nis të ndihmojë Bajernin, Odriozola është edhe punë e tij!

Me largimin e Uli Hënesit, numri 1 i klubit padyshim që quhet Karl-Hajnc Rumenige, por Oliver Kahn nuk do të mbetet prapa. Njeriu që pasoi Hënesin, luajti një rol të rëndësishëm në transferimin e parë të vitit tek Bajerni, në atë të mbrojtësin spanjoll, Odriozola. Vetë shefi ekzekutiv bavarez, pra Rumenige, ia njeh këtë rol Kahnit. “Oli ishte shumë i rëndësishëm, – tha ai, – ishte Kahni që e vëzhgoi lojtarin, dhe që ishte absolutisht në favor për ta marrë. Ne donim t’i jepnim trajnerit më shumë opcione në mbrojtje”. Rumenige dhe Kahni biseduan që në dhjetor, dhe e pleqëruan punën që mbrojtja do të kishte probleme me lojtarët e dëmtuar, ndaj duhej përforcim. Pas kësaj, u arrit akordi me Realin për huazimin të paktën deri në fund të vitit.

Sfidanti.al