“Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, nuk do të fitojë asnjë titull të madh këtë sezon”, ishte një opinion në gazetën “Marka”. Fjala ishte për Barcelonën e Kike Setienit, ndërsa një titull tjetër analize ishte se “këtë zëvendësim do ta paguajnë shtrenjë”, duke komentuar shkarkimin e Ernesto Valverdes dhe emërimin e Setienit në vend të tij. Nuk është se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por humbja në fushën e Valencias ishte e tillë që krijoi dyshime të mëdha.
“Lojtarët nuk ishin në gjendje të bënin disa gjëra siç duhet”, – u shpreh trajneri 61-vjeçar, por a do të mundet ai të imponojë respekt ndaj disa djemve të rinj dhe të stërpaguar? “Problemet pa zgjidhje tek Barça”, – vazhdoi analizat “Marka”, që thekson se klubi ka pasur probleme planifikimi, se skuadra ka probleme emrash apo edhe identiteti, dhe janë çështje të mbledhura prej kohësh. Një problem është mungesa e Suarezit, dhe gjetja e një partneri për Lionel Mesin, një tjetër ka të bëjë me qendrën e mbrojtjes, ndërsa nuk dihet cili do të jetë vendi i Arturo Vidalit në sistemin e trajnerit të ri.
Sfidanti.al