Si mund të ndalet Liverpuli, dëgjoni trajnerin Ekseterit, Tisdejl!

Ndodhi në 2016, dhe ku i dihet mund të ngjajë përsëri. Atëherë, një skuadër e vogël me emrin Ekseter ndaloi Liverpulin e Jurgen Klopit në barazim 2-2 në Kupën e Anglisë. Trajneri Pol Tisdejl pyetet nga “Deili Meili” se çfarë këshille mund t’i japë Shrusbërisë (Shreësbury), skuadrës tjetër modeste që ndeshet sot me të kuqtë, po në Kupën e Anglisë. “Ishin kohë të tjera, – thotë Tisdejli, – Liverpuli atëherë nuk ishte ky që është sot, mbrojtjen e kishte më të dobët, sot kanë Van Dajkun”.

Tisdejli thekson se arritja më e madhe e Klopit nuk është rregullimi i mbrojtjes, rregullimi i sulmit. “Nuk mund të fitosh thjesht duke mbajtur topin në mesfushë, – thotë ai, – duhet të jesh në gjendje të sulmosh kur duhet dhe të krijosh raste. Tek Siti, kjo bëhet nga mesfushorë klasi, Klopi ia ka dalë me treshen e sulmit, Salah-Mane-Firmino”. Tisdejli u ndodh sërish përballë Liverpulit në Kupën e Ligës këtë vit, dhe humbi 0-2 duke mos pasur fat, pra ai thotë se edhe Shrusbëri mund të ketë shanse, aq më tepër që Klopi do të aktivizojë lojtarë të rinj.

Sfidanti.al