Humbja 0-4 në “Etihad” bëri që të dëgjohej ndonjë këmbanë e lartë alarmi. Pra, si ka mundësi që ky Liverpuli i rekordeve, dhe i trofeve të mëdha çdo sezon, të shpërfytyrohet në atë mënyrë përballë rivalit kryesor, Mançester Siti? Mos vallë, e ardhmja nuk do të jetë kaq e ndritur për ekipin e Jurgen Klopit?

