Ibra largon terheqjen: Une i mbaruar? Po bej vetem nxemjen

Milan apo jo, e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic do te vazhdoje te jete ne fushat e lojes. Ishte vete sulmuesi suedez qe nepermjet nje video te postuar ne rrjetet sociale largoi terheqjen e tij nga futbolli i luajtur edhe pse ai tashme eshte 38 vjec.

‘Keshtu, mendon se une jam i mbaruar, se karriera ime mori fund-tha Ibrahimovic ne videon e postuar prej tij-nuk me njeh, gjate gjithe jetes sime me eshte dashur te luftoj. Askush nuk besonte te une, keshtu qe une besova te vetja ime. Disa persona donin te me shkaterronin, por vetem sa me bene me te forte. Te tjere donin te me shfrytezonin, por me bene me dinak. Dhe tani mendon se une jam i mbaruar. Te gjitheve ju, dua t’ju them vetem nje gje: nuk jam si ju sepse nuk jam ju. Sepse une jam Zlatan Ibrahimovic dhe se tani po bej vetem nxemjen’.

Sfidanti.al