‘Me Lautaro Martinez do te flasim per rinovimin, kemi raporte besimi me njeri-tjetrin. Ai eshte i kenaqur qe vesh kete fanele dhe ne jemi te kenaqur qe e kemi mes nesh’. Fjalet e drejtuesit te Interit, Beppe Marotten nuk e shqetesojne Barcelonen qe e do me cdo kusht. ‘Te qete’ eshte epiteti i perdorur nga e perditshmja katalanase ‘Sport’ per te pershkruar sjelljen e klubit blaugrana ne lidhje me transferimin e Lautaros ne Camp Nou per te luajtur perkrah Messit teksa thekson gjithashtu: ‘Lautaro nuk do te rinovoje dhe do te vije te Barcelona’.
Sipas ‘Sport’ deklarata e Marottes interpretohet te Barcelona si nje tentative per te negociuar kalimin e sulmuesit ne Spanje ne kushte me avantazhuese. Nga ana e tij, Lautaro Martinez e ka bere zgjedhjen e tij dhe pret akordin mes dy klubeve; Inter vazhdon te kerkoje 111 milione Euro, ndersa katalanasit japin 65 milione. Por ne Spanje askush nuk ka dyshime; operacioni do te mbyllet ne javet e para te gushtit.
Pikerisht nga Spanja vjen edhe lajmi se Interi ka shfaqur interesin per Rafinhan qe mund te hyje ne operacionin Lautaro Martinez. Sipas ‘El Mundo Deportivo’, nje klub i Serie A ka hyre ne kontakte me Barcelonen per te studiuar situaten rreth mesfushorit qe aktualisht eshte te Celta Vigo me huazim por qe e ka te pamundur ta bleje ate per 16 milione Euro.
Mesohet se vete Rafinha i ka komunikuar klubit se ka marre telefonate nga nje klub italian, por qe nuk eshte e gatshme te plotesoje kerkesat ekonomike te katalanasve. Dhe ‘El Mundo Deportivo’ zbulon se skuadra italiane ne fjale eshte pikerisht Interi ku Rafinha luajti nga janari 2018 deri ne fund te atij sezoni i marre me huazim nga Barcelona.
Sfidanti.al