Ishte periudhë tjetër dhe në formacion kishte lojtarë me personalitet, kapitenë të vërtetë si Zaneti, Stankoviç, Kivu, Samuel, Eto. Pas fitoreve të titullit nga Roberto Mançini, erdhi sezoni i “tripletës” nga Murinjo, dhe prej 10 vjetësh Interi ishte shuar. Sot, jo më. Përtej kritikave për Antonio Konten, trajneri arriti tani në 76 pikë, kur duhen edhe dy javë deri në përfundim të Serisë A, sasia më e madhe e pikëve që nga koha e Murinjos, dhe baraz me Leonardon. Janë në dispozicion edhe dy ndeshje për ta kaluar.
Në “Marasi” ndaj Xhenoas nuk ishte tepër e lehtë, por dy gola të Lukakut e një i Aleksis Sançezit zgjidhën ndeshjen. Belgu ka 23 gola në kampionat, një nga më të mirët, dhe i treti më i miri në debutim në historinë interiste pas Nyersit dhe Ronaldos. Ka 29 rrjeta në sezon. Konte, ndërkaq, vlerëson lojtarët e tij. “Këto kohë e kanë parë gotën tonë gjysmë bosh, por numrat flasin qartë, – thotë ai, – është meritë e lojtarëve që nuk dorëzohen kurrë. Më vjen keq që nuk fitojmë titullin, por ka sezone kur mbjell shumë, e korr pak”.
Sfidanti.al