Mbappe, ndrydhje e rende e kaviljes, sfida me Atalanten ne rrezik

Kylian Mbappe qe e la parakohe ndeshjen finale te Kupes se Frances ndaj St.Etiene per nje nderhyrje te ashper te Perrin, iu nenshtrua ekzaminimeve mjekesore ne mengjesin e se shtunes nga ku rezultoi se kishte nje ndrydhje te kaviljes se djathte  me nje demtim ne pjesen anesore te jashtme qe do te vleresohet ne 72 oret e ardhshme.  Nje situate qe ka ngjallur ankth te skuadra e Paris Saint Germainit qe nuk do ta kete ate ne dispozicion ne finalen e Kupes se Liges ndaj Lionit qe do te luhet ne 31 korrik.

Por jo vetem kaq, Mbappe rrezikon te humbase jo vetem ndeshjen cerekfinale te Liges se Kampioneve ndaj Atalantes qe do te luhet me 12 gusht, por edhe  te gjithe pjesen e mbetur te sezonit te kompeticionit me te rendesishem evropian per klube.

Sfidanti.al