Qeveria britanike ende nuk po guxon të lejojë kthimin e publikut në stadiume. Kryeministri Boris Xhonson është shumë i ndërgjegjshëm sesa antipopullor do të bëhet me një vendim të tillë, ndërsa ka kufizuar grumbullimet e njerëzve të zakonshëm në jo më shumë se gjashtë. Kjo gjendje mund të vazhdojë deri në Krishtlindje të paktën, por klubet e Premier Ligës janë duke lëshuar sinjale “SOS” pasi gjendja financiare është e vështirë. Sipas llogaritjeve, 20 klubet humbasin mesatarisht 100 milionë paundë stërlina në muaj nga mungesa e parave të biletave, që do të thotë rreth 1 miliardë paundë për një sezon të plotë. Gjithsesi, deri në nëntor nuk pritet të ketë lajme të mira.
Sfidanti.al