Tre vjet më parë, ndërsa ishte ende tepër i ri, deklaroi se cila ishte dëshira më e madhe e jetës së tij. Në moshën 17-vjeçare, Erling Halandi u shpreh se “ëndrra ime më e madhe është që të fitoj Premier Ligën me Lidsin”. Lidsi është skuadra ku ka luajtur babai i tij, dhe me të cilin ai ka qenë tifoz, në mënyrë ndoshta të pashmangshme. Kanë kaluar 3 vjet, dhe pikërisht një ditë pas mbrëmjes së shkëlqyer të tij në Belfast, me dy gola ndaj Irlandës së Veriut, Halandit mund t’i bëhet e njëjta pyetje: A dëshiron ende ta fitosh Premier Ligën me Lidsin? Ai ka shënuar 3 gola në 4 gola për Norvegjinë, 29 gola në 27 ndeshje për Salcburgun dhe 16 gola në 18 ndeshje për Dortmundin, ndërsa besohet se klube të mëdhenj e duan në Spanjë e Angli. Ku i dihet, Halandi mund ta ketë ende ëndrrën e vjetër!
Sfidanti.al