Portugalia, Cristiano Ronaldo në dyshim ndaj Kroacisë

Kur kanë mbetur 2 ditë nga sfida e Nations League kundër Kroacisë, te Portugalia ndizen sirenat e alarmit për Cristiano Ronaldon. Ylli i Juventusit, në fakt nuk mori pjesë në stërvitje për shkak të një infeksioni në një gisht të këmbës së djathtë, lajm që u konfirmua nga vetë Federata Portugeze e Futbollit. Cristiano Ronaldo ditën e mërkurë iu nënshtrua një trajtimi me antibiotikë dhe situata e tij klinike do të vlerësohet përditë.

Problemi në këmbë i Cristiano Ronaldo nuk duket se është serioz, por në prag të një sezoni të gjatë askush nuk do të kërkojë të rrezikojë dhe luzitani mund të shtyjë në ndeshjen me Suedinë që do të luhet të martën, takimin e mundshëm me golin e tij të 100 me fanelën e kombëtares portugeze, skuadra kampione në fuqi e Nations League.

Sfidanti.al