Tani që rezultati u bë 0-2 të gjithë po pyesin veten nëse me të vërtetë ka mbërritur fundi! Majemi triumfoi minimalisht 116-114 ndaj Miluoki Baksit edhe në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të plej ofit në NBA, dhe “sirenat” e alarmit po bien për lojtarin më të mirë të dy sezoneve të fundit, Janis Antetokumbon. Ai nuk po arrin ta udhëheqë ekipin drejt sukseseve, siç nuk ia doli dot as vjet kur u eleminua në finalen e Konferencës Lindore nga Toronto. Vetë Antetokumbo nuk luajti keq, pasi shënoi 29 pikë e kapi 14 topa në tabela, duke shtuar 3 asistë. Edhe me realizimin ai nuk ishte keq, por Miluoki pati vetëm 3 lojtarë që e ndihmuan, Midëlltonin (23 pikë, 6 topa në tabela, 8 asistë), Bruk Lopezin (16, 7, 0) dhe Erik Bledsoun (16,7,2). Në të kundërt, Majemi pati 7 lojtarë që shënuan mbi 10 pikë, nga Dragiç (23), Krauder, Adebajo, Batler, Robinson, Olinik dhe Herro.
Sfidanti.al