Milan, Chiesa është ëndrra e Maldinit dhe Piolit

Paolo Maldini bën një tjetër tentativë. Pasi arriti t’i rrëmbejë Tonalin Interit, Drejtori Teknik i Milanit po mundohet të mundë konkurrencën e zikaltërve e të Juventusit për Federico Chiesan. Është sulmuesi i Fiorentinës  objektivi i madh i merkatos së Milanit, goditja që do të ndryshonte vërtet pozicionet në formacionin e Stefano Piolit për sezonin e ardhshëm.

Operacioni është i komplikuar, jo vetëm sepse Commisso përpara pak muajsh kërkoi 70 milionë Euro për kartonin e tij, por sidomos sepse do të duhet të gjendet një formulë që t’u japë mundësi të gjithëve që të përfitojnë pa shpenzuar shumë. Kështu Fiorentina do të kërkonte të paktën 50 milionë Euro cash dhe as Milan, as Interi e as Juventusi nuk janë gati që ta japin këtë shumë, kështu që logjika të con në përfshirjen e mundshme të lojtarëve të tjerë në tratativa dhe një pagesë për t’u kryer në 1 apo 2 vjet.

Po përse Milani? Pjesërisht sepse Chiesa ashtu sikurse Tonali ka ngjyrat kuqezi në zemër dhe pjesërisht për faktin se Fiorentinës i pëlqente dhe i pëlqen Paqueta, futbollist që Maldini e Massara po kërkojnë që t’i gjejnë një destinacion dhe mund të pranojnë ndonjë ofertë të Fiorentinës.

Sfidanti.al