Krenaria franceze, Lioni fiton Championsin e femrave ndaj Volfsburgut!

Jo më kot ekziston Europa e Bashkuar e mbështetur tek Boshti franko-gjerman (apo gjermano-francez). Edhe në futboll ekzistoka një ekuilibër i tillë dhe këtë e tregoi përfundimi i finales së Championsit për femra, fituar nga Lioni i Francës ndaj Volfsburgut të Gjermanisë me shifrat 3-1. Kjo, si “ana tjetër e medaljes”, pas fitores së Bajernit në finalen e Championsit të meshkujve kundër Paris SG.

Për lionezet, golat u shënuan nga Le Somer në 25’ e Kumagai në 44’, në pjesën e parë, si dhe nga Gunarsdotir në 88’. Për “ujkonjat” gjermane shkurtoi diferencën përkohësisht në 1-2, Pop në 58’. Ky ishte Championsi i 7-të në historinë e Lionit, dhe thellon epërsinë si skuadra më e mirë e Ligës së Kampionëve për femra. Për këtë arsye, e përditshmja “L’Ekip” titulloi: “Në qiellin e shtatë”!

Sfidanti.al