Kur presidenti Duka zaptoi fronin e futbollit, gati dy dekada më parë, është tallur me paraardhësit e tij që “ shpalleshin krenarë për humbjet dinjitoze”. Këto ditë, pas eleminimit të Tiranës nga Championsi, ku u ndesh me Zvezdën e Beogradit, presidenti i ka bërë dhuratë vetes , më shumë se Tiranës, një postim spektakolar, ku krenaria dhe hipokrizia driblojnë njera- tjetren..
“ Tirana, kjo skuadër që nderoi futbollion shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit, u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim. Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një mundësi tjetër. Aventura vazhdon, vazhdon…”
Mund të mos besoni, mund edhe të fërkoni sytë duke mos i besuar asaj që po lexoni, por presidenti po jep shenja plakje në fron, ngaqë nuk ka qënë në stilin e tij që t’i bënte “letra dashurie” ekipeve kampione që eliminohen…me kokën lart ose me kokën poshtë. Pale kur thotë se familja bardheblu nuk duhet të zhgënjehet për këtë eleminim! Pra, me pak fjalë, presidenti që përqeshte paraardhësit e tij, ata që shpikën humbjet dinjitoze, i ka bërë magji kesaj humbjes se fundit , duke e shndërruar në fitore. Si atëhere me Serbinë, ku ata na mundën me gola, kurse shefat na mesuan leksionin se ne i mundëm me ..sjellje !
Sfidanti.al