Të shkosh në Greqi për pushime, për këtë verë duket se është pak problem për futbollistët. Pjesa më e madhe e tyre shqetësohen për mundësinë se mund të preken nga coronavirusi, por ëstë dikush që kërkoi të bëjë dallimin dhe madje të arrestohet për shkak të një sherri dhe tani Harry Maguire rrezikon shumë…
Kapiteni i Manchester United, përjetoi ditë të komplikuara në Mykonos ku u arrestua dhe më pas u lirua pas një zënke me turistë të tjerë dhe në Angli nuk flitet për asgjë tjetër vecse për këtë histori me tabloidët që vazhdojnë të publikojnë detaje nga kjo cështje.
Detaji i fundit vjen nga tabloidi britanik ‘The Sun’ që ka të bëjë me llogarinë e Maguire dhe miqve të tij në bar. Sipas këtij tabloidi, një ditë përpara incidentitn, Maguire shpenzoi 70 mijë Euro për 5 orë dhe bashkë me të ishin edhe mesfushori i Chelsea, Ross Barkley, ylli I reality show, Chris Hughes, kampioni i bilardos Judd Trump dhe vëllai i Maguire, Joe që nuk u kursyen aspak teksa konsumuan verëra të shtrenjta dhe aragosta
Në këtë pikë duke bërë bilancin do të ishte më mirë që ata t’i kursenin ato para duke marrë parasysh faktin që aventura greke sipas ‘Daily Mail’ mund t’i kushtojë shtrenjtë Maguire. Zv/presidenti i Shoqatës së Bareve të Pireut shpjegoi se nëse mbrojtësi do të gjykohet fajtor mund të rrezikojë deri në 3 vjet burg, ose si mund të arrijë marrëveshjen me autoritetet për të paguar një gjobë prej 100 mijë Euro. Për Maguire bëhet fjalë për pagën javore vë në dukje tabloidi, por portofoli është problemi i fundit për 27 vjecarin që rrezikon t’i hiqet shiriti i kapitenit te Manchester United që e mori rreth 1 vit pas transferimit të tij në Old Trafford
Sfidanti.al