Skandal në Rusi! Spartak Moskë, kërcënon se do braktisë Ligën

Pronari i Spartakut të Moskës, Leonid Fedun komunikoi se do të tërheqë skuadrën e tij nga kampionati rus. Shkak është bërë mënyra e arbitrimit polemizues që vuajti kjo skuadër në sfidën me Sochin në atë që ishte ndeshja e parë e kampionatit në fundjavën e kaluar.

Spartaku i Moskës ishte në avantazhin 2-0 të rezultatit e ndeshjes kur dy aksione të Sochit që rezultuan penallti shumë të dyshimta, i dhanë mundësinë kësaj skuadre të barazojë 2-2 dhe të marrë 1 pikë. Pas përfundimit të ndeshjes Fedun për median ruse, në kulmin e zemërimit bëri deklarata kërcënuese në drejtim të autoriteteve ruse dhe Ligës.

‘Do të tërheq skuadrën nga kampionati. Mbaroi. Nuk duroj dot më. Nuk ka asnjë kuptim-tha Fedun-nuk dua të vazhdoj pjesëmarrjen në këtë farsë e të investoj. Mjaft më, do të tërheq Spartakun’.

Sfidanti.al