UEFA pezullon Drita-Linfild, 2 raste me coronavirus

UEFA pezullon ndeshjen e raundit të parë paraeliminator të Ligës së Kampioneve për sezonin 2020/21 mes Drites dhe Linfild e parashikuar të luhej këtë të martë për shkak të 2 rasteve pozitive me coronavirus tek skuadra kosovare.

Sipas një komunikate zyrtare të qeverisë së futbollit evropian, dy anëtarët e skuadrës së Dritës janë vënë në karantinë nga autoritetet zvicerane. UEFA bëri të ditur se një lojtar i dytë i Dritës rezultoi pozitiv në testet e 10 gushtit, pasi më parë në 7 gusht kishte rezultuar negative.

Përpara se të udhëtonte në Zvicër, e gjithë skuadra kosovare doli me rezultat negative. Po të premten e 7 gushtit, një tjetër futbollist i Dritës rezultoi pozitiv me Coronavirus në prag të ndeshjes me Escaldes të Andorras në gjysmëfinale të raundit paraeliminator që Drita arriti ta fitojë. UEFA bëri të ditur se ai futbollist u izoliua së bashku me një shok të skuadrës pasi kanë qenë në kontakt të ngushtë.

‘Testi I dytë pozitiv i një futbollist që ka qenë në kontakt me anëtarë të tjerë të klubit në ditët e fundit bëri që autoritetet zvicerane të izolojnë të gjithë ekipin kosovar dhe si pasojë ndeshja nuk mund të luhet-lexohet në komunikatën e UEFA-tani kjo cështje do të merret në shqyrtim nga Organi I Kontriollit dhe Disiplinës së UEFA që do të marrë edhe një vendim për të’.

Sfidanti.al